Gazetari Artan Hoxha u shpreh se numri i pikave të basteve në Shqipëri aktualisht është mbi 4 mijë. Teksa diskutonte për urdhrin e kryeministrit për mbylljën e lojrave të fatit Hoxha tha se kompanitë e licencuara mund të padisin qeverinë në gjykatat ndërkombëtare për mbylljen. Sipas tij, kompanitë jo vetëm që kanë financuar në fushata politike, por ka pasur drejtues policie që merrnin rroga fikse në këto kompani bastesh.
“Deri tani në të gjithë vendin janë 4243 pika bastesh. Janë vetëm 3 kompani të licencuara dhe 19 të tjera punojnë me NIPT-e sekondare dhe kanë pjesën e luanit. Ata kanë licenca 10-15 dhe mund të na çojnë në gjykatat ndërkombëtare. Mbështes apelin e Baba Mondit, mbështes nismën, por çfarë ndodh mbrapa? Kë do të ndalojë?
Vetëm kompanitë e basteve, kazinotë, online-et, janë shumë emra të përfshirë. Brenda janë shumë interesa, bota e errët. Pjesa e padukshme është shumë herë më e madhe se ajo që duket. Është një gjë kaq e bukur sa vështirë që do të ndodhë. Te vettigu shikoni sa gjyqtarë kanë deklaruar se kanë fituar nga bastet. Ka drejtues komisariatesh që kanë qenë me rroga fikse në këto kompani bastesh. Kompanitë janë shumëfishuar se kanë financuar fushata”, deklaroi Hoxha, duke paralajmëruar trazira.