Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale, që merrej me pastrimin e parave. Anti-Mafia në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka arrestuar 27 persona dhe kanë sekuestruar biznese, pasuri të patundshme dhe aktivitete financiere që kapnin vlerën totale prej 100 milionë euro.
Banda kriminale merrej me pastrimin e parave, vetë-pastrimin, ri-përdorimin e parave, pasurisë dhe shërbimeve me origjinë të paligjshme, ushtrimin e papërshtatshëm të veprimtarisë financiare, mashtrimin tatimor, faturat e rreme, etj. Gjatë orëve në vijim, policia do të zbardhë detaje të reja mbi goditjen e këtij rrjeti mafioz të pastrimit të parave./shqiptarja.com