Përmes një postimi në Twitter edhe ministri shqiptar Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me dorëheqjen e ministrit grek Kotzias.
Bushati shkruan se Kotzias bëri përpjekje për një fazë të re për marrëveshjen si edhe kontribuoi në forcimin e raporteve mes dy vendeve.
“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit @NikosKotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”, shkruan Bushati.