Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar sot me Drejtorin e Policisë gjermane Dieter Romann, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë dy ditore.Në një postim në Twitter, Xhafaj shkruan se gjatë takimi u konfirmua bashkëpunimi dhe në vijimësi, si dhe hetime të përbashkëta për kapjen e gruepeve kriminale.Por më shumë për këtë takim dhe temat, Xhafaj tha se do të jepen nesër në një komunikim me mediat.
“Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe të frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane z. Dieter Romann, i cili gjendet në Tiranë për një vizitë dy ditore.
Konfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer të derisotëm dhe folëm për projekte konkrete në vazhdimësi. Thellim i shkëmbimit të informacionit mes dy policive tona. Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë.
Mbështetje në mjete, logjistikë dhe ekspertizë nga Policia gjermane për Policinë e Shtetit. Për më shumë detaje, nesër në komunikim me mediat dhe publikun së bashku me z. Romann #Shqipëri_Gjermani #operacionetëpërbashkëta #ForcaeLigjit #Antiskifter”, shkruan Xhafaj në Twitter.