osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetarët përballë Ramës: Tri raste gënjeshtrash, mos-dijes, ose keqdashjes, në debatin e mbrëmshëm

Gazetarët përballë Ramës: Tri raste gënjeshtrash, mos-dijes, ose keqdashjes, në debatin e mbrëmshëm

Fenomeni i thënies së të pavërtetave në media dhe marrja e tyre për të mirëqena është kthyer në një traditë të shëmtuar në vendin tonë.

Ky fenomen jo vetëm që dizinformon opinionin publik, por e orienton atë drejt gjërave të pavërteta duke vazhduar më pas me trillime që ndjekin njëra tjetrën, duke u hedhur nga një gënjeshtër në tjetrën.

Natyrisht që vendin e parë e mban opozita, e cila me argumentin “Nuk kemi asgjë në dorë veç fjalës”, abuzojnë me këtë të fundit deri në krijimin e skenarëve ala Babale.

Por fatkeqësisht pjesë e kësaj orkestre që ose shpif, ose gënjen e mashtron, shpesh herë bëhen edhe gazetarët.

Për ta ilustruar si fenomen, po marrim tre raste të freskëta ku gazetarët nuk kanë thënë faktet për të vënë para përgjegjësisë pushtetin, por gënjeshtra në studiot televizive.

Për shembull drejtuesi i gazetës Panorama, Robert Rakipllari u shpreh mbrëmë në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës në News24 se “nuk ka asnjë vend të BE-së që e dënon shpifjen me burg. Zero, zero, zero, zero”.

Në fakt, gazetari në këtë rast ose nuk ka informacion, ose nuk do ta thotë, por në çdo rast, gënjen nëse do ta përballnim fjalën e tij me faktet.

Sepse e vërteta është krejt ndryshe.

Shpifja, ndryshe nga ç’shprehet Rakipllari, se nuk ka asnjë vend të BE-së që dënohet me burg, në fakt dënohet me burg jo në një, por në disa vende të BE-së.

Ky rast nuk është i vetmi, por një fenomen i zakonshëm që ndodh rëndon në Shqipërinë tonë, ku faktet lihen në plan të dytë dhe mendimet personale, shpifjet apo gënjeshtrat, merren si të mirëqena.

E mbi këto argumenta të pavërteta, ngrihen debate publike.

Rasti tjetër i ndodhur vite më pare, që u transmetua mbrëmë në emisionin Dritare, ishte ai i para shumë viteve, kur Fatos Lubonja akuzonte Ramën në vitin 2002 se biznesmenët i kishin blerë atij bileta dhe se shumë shpejt do të dilnin në dritë.

Sot pas më shumë se 1 dekade, akuzat e Lubonjës kanë mbetur thjeshtë fjalë pa asnjë provë.

Ndoshta Lubonja e ka thënë atë si sulm personal ndaj Ramës në atë kohë, meqë ishin në një marrëdhënie të keqe, por prapë kjo nuk e justifikon atë, për sa kohë flet përballë një audience.

Rasti tjetër kur media apo gazetarët dizinformojnë në rastin më të mirë ose bëjnë politikë duke mashtruar në më të keqin, ishte ai i Andi Telës.

Mbrëmë Tela teksa diskutonte me kryeministrin Rama për kanabisin në mandatin e parë të qeverisjes së PS-së, tha shprehimisht se: “është mbjellur çdo centimetër i këtij vendi me hashash. Çdo centimetër”.

Që në Shqipëria kanabisi ka qenë një problem në këto 27 vite pluralizëm, është fakt, por që të bësh të tilla deklarata kaq të ekzagjeruara, duhet ose të duash të dizinformosh me qëllim, osë të bësh politikë, që gazetarin nuk e nderon.

Ndërkohë, Instituti Ndërkombëtar i Medias (International Press Institute), rrjet prestigjioz ndërkombëtar mediatik për lirinë e medias, jep një pasqyrë të të gjitha vendeve që e dënojnë shpifjen me burgim.

Pjesa më e madhe e shteteve të Europës e dënojnë me burgim shpifjen.

Vendet që dënojnë shpifjen me burg Vendet që nuk dënojnë shpifjen me burg

Gjermania, Franca,Holanda, Bullgaria, Belgjika, Kroacia, Austria, Serbia

Spanja, Italia, Suedia, Danimarka, Finlanda, Portugalia

Greqia, Islanda, Turqia, Polonia, Letonia, Lituaniam Republika Çeke, Sllovakia./Tema