Policia e Lezhës ka dalë në konkluzionin se 22-vjeçari që u gjet i vdekur në makinën e tij në Gramëz të Krujës ka vrarë veten.
Policia informoi paraprakisht se M.Ç. u gjet dje i vetëvraë me pistoletë, rreth orës 20:20, në makinën e tij Fiat, në garazhin prapa shtëpisë në fshatin Gramëz të Krujës.
Policia sekuestroi armën e zjarrit, pistoletë model 54 , të cilën e mbante pa leje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 99 dhe 278/ 2 të Kodit Penal