Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipër, ka folur rreth procesit të reformës zgjedhore. Schütz ka kërkuar nga Shqipëria që të plotësohen të gjitha rekomandimet e kërkuara nga OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.
“Pershendesim faktin se procesi i reformes zgjedhore po perparon nepermjet paraqitjes se nje dokumenti pune. Reforma zgjedhore është e përfshirë gjithashtu në Këshillin Europian dhe është shumë e rëndësishme për ta adresuar tek Shqipëria për të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe në këndvështrimin e vendimit që do të merret për hapjen e negociatave viten e ardhshëm.
Unë e shoh mjaft të rëndësishme që Shqipëria duhet të plotësojë këto rekomandime dhe për të vendosur këto rregulla të ligjit në kohë.
Gjermania mbeshtet financiarisht punen e eksperteve te pavarur. Reforma zgjedhore eshte nje hap i rendesishem per integrimin ne BE.”, deklaroi Schütz
Ambasadorja i beri thirrje opozites qe te heqe dore nga bojktoi dhe te kthehet ne parlament.
“Ne presim që të gjithe grupet parlamentare, duke perfshire edhe opoziten, te heqin dore nga qendrimi bllokues dhe te kthehen ne parlament per te vijuar menjehere me reformen zgjedhore dhe per ta bere ate te zbatueshem”, deklaroi ambasadorja.