Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat për Fredi Alizotin dhe Jetmir Olldashin.
Gjykata ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për gazetarin Olldashi dhe “arrest me burg” për ‘aktorin’ Fredi Alizoti, personi i cili thuhet nga Prokuroria se interpretoi zërin e Agron Xhafajt.
Po kështu gjykata ka lënë në fuqi masën “Arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babale”.
“Fredi Alizoti nuk është kunati i Albert Veliut. Kjo dihet. Alizoti nuk ka njohje as me gazetarin Olldashi“, deklaroi avokati.
Avokati i gazetarit Olldashi, Çlirim Gjata, u shpreh se klienti i tij bëri investigim të rëndësishëm sepse nuk u hetua droga.
Masat
“Arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.
“Arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.
“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.