Vetëm Lotaria Kombëtare do të vazhdojë të ekzistojë, çdo histori tjetër pas 1 janarit nuk do të jetë më.
“Nga 1 janari nuk do të ngrihet asnjë qepen bastesh”, ka thënë Edi Rama sot në një deklaratë për mediat nga Kryeministria.
Nisur edhe nga ngjarjet e fundit, si vrasja në ish-bllok apo të gjitha legjendat urbane që mund të kenë bazë reale monopolin nga elementë kriminalë të kompanive të basteve, ka marrë vendimin për t’i mbyllur të gjitha.
Qeveria ka nisur të gjitha procedurat për t’i dhënë fund këtij fenomeni që përveç se ka shkatërruar jetë familjesh në vend, është sot nën kontrollin e bandave kriminale.
Gjithashtu Rama theksoi se: “Do të pushojnë së funksionuari kazitonë elektronike, si edhe bastet sportive dhe çdo lloj basti në pista, me kuaj apo me qen.
Televizionet të heqin të gjitha reklamat, AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit për sa i përket radiove dhe televizioneve, ndërsa ne do të mbyllim çdo faqe online që do të mbajë reklama bastesh në kundërshtim me ligjin”.
Nuk kurseu as LSI-në kur tha se: “Ata që po synojnë ta çajnë rrethimin për ligjin ekzistues memetodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj se Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike.”