osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Programi i ri i qeverisë/ Mbrojtja e fëmijëve nga duhani, droga apo alkooli

Programi i ri i qeverisë/ Mbrojtja e fëmijëve nga duhani, droga apo alkooli

Një studim i kryer mbi dhunën nëpër shkolla nga Ministria e Arsimit në vitin 2015 gjeti se 41% e nxënësve kanë përjetuar të bërtitura brenda ambienteve të shkollës, 22% kanë përjetuar kërcënime, 16% fyerje dhe 12% janë goditur fizikisht apo me sende të forta.

Janë këto të dhëna shqetësuese, ato që kanë motivuar programin e ri të qeverisë, për oficerët e sigurisë nëpër shkolla, të cilët do të kenë një numër të rëndësishëm detyrash.

Midis të tjerave, oficerët e sigurisë do të jenë të ngarkuar me parandalimin lënieve të orëve të mësimit, hyrjeve të paautorizuara nga persona të tretë në oborrin e shkollave, mbrojtjen nga dhuna fizike, bullizmi apo fenomene të tjera shqetësuese si droga, alkooli apo duhani.

Programi i ri parashikon që 150 oficerë sigurie të caktohen në 150 shkolla të ndryshme në të gjithë vendin, kryesisht gjimnaze, ndërsa në vitet në vazhdim ai do të shtrihet në çdo shkollë.

Përpara këtij anonçimi, përgjatë 10 javëve, ky program u pilotua në 15 gjimnaze, në të cilat u shmangën 80 situata të rrezikshme.

Sipas të dhënave paraprake, në këtë periudhë u shmangën 32 konflikte fizike mes nxënësve, 9 raste të hyrjeve të paautorizuara, 8 konflikte verbale mësues-nxënës, u parandalua konsumi i lëndëve të ndaluara, si dhe në të paktën tre raste, u zgjidh problem i hapjes së profileve të rreme në rrjete sociale, për qëllime tallëse.

Avantazhet e oficerit të sigurisë ndaj policisë janë të shumta. Pikë së pari, ai do të ketë një ndërveprim të drejtpërdrejtë me stafin akademik dhe prindërit, diçka që polici nuk është në gjendje ta bëjë.

Oficeri i sigurisë do të jetë gjithashtu në gjendje të monitorojë dhe të patrullojë çdo ditë ambientet e shkollave, për të luftuar dhe për të evidentuar çdo fenomen negativ që kërcënon mirëqënien e fëmijëve tanë.

Avantazhi i tretë i oficerit të sigurisë ndaj policisë është trajnimi specifik, që e lejon atë të ketë një qasje sa më të efektshme tek nxënësit.

Midis detyrave të tjera të oficerit të policisë, përfshihen: Zhvillimi i leksioneve të hapura ose kurseve me nxënësit, stafin pedagogjik dhe prindërit, me qëllim ndërgjegjësimin rreth tematikave më shqetësuese.

Gjithashtu, ai do të krijojë një plan sigurie për shkollën, do të bashkëpunojë me psikologun për të garantuar shëndetin psikologjik të nxënësve, do të marrë pjesë në takimet me prindër, duke evidentuar probleme dhe ofruar zgjidhje, etj.

Vendosja e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla është një program i cili zbatohet aktualisht në disa prej vendeve më të zhvilluara të botës dhe zbatimi i tij edhe në Shqipëri pritet të rrisë sigurinë në të gjithë shkollat e vendit.