Një i ri është vetëvrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë. Report Tv mësoi se viktima është 22-vjeçari Markiled Çipi, i cili ishte kthyer nga Italia vetëm dy ditë më parë dhe do kthehej sërish pas dy ditësh. Nga informacionet e para, policia bën me dije se 22-vjeçari është gjetur nga të afërmit brenda makinës, pranë banesës.
Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë në Tiranë, prej ku pritet të zbardhen dhe shkaqet e ngjarjes. Burimet i thanë Report Tv se 22-vjeçari nuk ishte person problematik dhe nuk kishte pasur probleme me drejtësinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(Ledi Çypi, 22-vjeçari i gjetur i vdekur)
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.02.2018, rreth orës 20:20, në fshatin Gramëz,Krujë, prapa banesës së tij, (në garazh)në automjetin tip Fiat është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.Ç. 22 vjeç, banues në Gramëz Krujë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 99 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com