osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Shullazi”, blindohet gjykata para konkluzioneve të mbrojtjes

“Shullazi”, blindohet gjykata para konkluzioneve të mbrojtjes

Të martën e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli pretencën duke kërkuar 64 vite burgim në total për grupin Shullazi. Ndërsa sot, në orën 10:00, mbrojtja e bandës “Shullazi” pritet të paraqesë konkluzionet në Gjykatën për Krime të Rënda, e cila po monitorohet nën masa të rrepta sigurie dhe policisë të veshur me jelek antiplumb.
Prokurorët thanë se Emiliano Shullazi shoqërohej besnikërisht nga mbështetësit e tij duke shkaktuar panik dhe frikë tek viktimat e tyre.Kërkesa e Prokurorisë për dënimin e pesë anëtareve të grupit u dha gjithashtu në prezencë të përfaqësuesve të ambasadës amerikane dhe gjermane.

Asnjëri nga të dyshuarit nuk ishte i pranishëm në seancë. Për Emiliano Shullazin u kërkuan 17 vite burgim, prej të cilave pesë ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton. Ai akuzohet për tetë vepra që nga gjobëvënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobëvenia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje per shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.

Në përfundim prokuroria tha se shtetasi Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse

I konsideruar nga prokuroria si krahu i djathtë i Shullazit, për Gilmando Danin u kërkua 15 vjet burgim, për Endri Qyqën dhe Endrit Zelën nga 11 vjet heqje lirie dhe për Blerim Shullazin 10 vjet burgim.