osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama i pakënaqur me punën e ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, porosi të veçantë deputetëve

Rama i pakënaqur me punën e ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, porosi të veçantë deputetëve

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë ende i pakënaqur me punën e ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, krerëve të degëve dhe bazës socialiste në tërësi. Ditën e djeshme Partia Socialiste zhvilloi mbledhjen e grupit, ku i pranishëm ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili mbajti një fjalim të gjatë për situatën politike në vend, dhe që u pasqyrua edhe në media.

Por më pas shefi i qeverisë zgjodhi që t’ju japë disa porosi ligjvënësve të vetë larg syve të mediave, duke vijuar mbledhjen me dyer të mbyllura. Mësohet se gjatë fjalës së tij të shkurtër, Rama ka lëshuar një lum kritikash në adresë të kryebashkiakëve dhe bazës.

I gjendur përpara kësaj situate, mësohet se i shefi i selisë rozë u ka kërkuar deputetëve që të zbresin në bazë dhe t’i nxjerrin në tur llogaridhënie, krerët e bashkive socialiste, ashtu siç u vendos gjatë mbledhjes së 7 shtatorit të Asamblesë së Partisë Socialiste. Madje, mësohet se Rama ka qenë i prerë me deputetët, pasi është shprehur se do të monitorohen kryebashkiakët, pasi ata nuk e kanë marrë seriozit këtë punë.

Po ashtu, mësohet se i pari qeverisë ka kërkuar angazhim maksimal nga deputetët duke përmbushur dhe zbatuar me korrektësi çdo direktivë të shpërndarë prej tij në çdo aspekt, sidomos fushatën e nisur për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Mirëpo, nuk ndalet me kaq, pasi një çështje tjetër e rëndësishme ku është fokusuar mbledhja e grupit dje, ka të bëjë me punësimet.””Sot” mësoi se ministrat, degët dhe krerët e bashkive do jenë në skaner për punësimet. Ndërkohë që kryeministri Rama ka kërkuar angazhim nga të gjithë vartësit e vetë, në mënyrë që të jenë sa më afër qytetarëve dhe të sigurojnë sa më shumë vende pune për ta. Nga ana tjetër, sipas informacioneve, mësohet se shefi i ekzekutivit ka qenë i prerë duke lënë në fuqi porosinë e tij, sa i takon militantëve të LSI. Në këtë kontekst, Rama ka kërkuar që të pastrohet administrata nga këtë militantë.

Pra, këto lëvizje të fundit të PS tregojnë qartë se Partia Socialiste i ka marrë shumë seriozisht këto zgjedhe, pavarësisht se na ndajnë edhe 8 muaj nga to, pasi në njëfarë mënyre fituesi i këtyre zgjedhjeve administrative, zbulon indirekt edhe se kush forcë politike do të triumfojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.