“Money Val”, Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ka publikuar raportin për Shqipërinë dhe shihet me mjaft shqetësim fakti se në vendin tonë nuk hetohen dhe ndëshkohen pushtetarët e përfshirë në pastrim parash.
Në raport deklarohet se prokuroria nuk ka bërë sa duhet me hetimet për pastrimin e parave. Për këtë arsye është kërkuar më tepër punë, kjo dhe falë reformës në drejtësi.
“Shqipëria ka bërë kërkesë për ndryshim të notës, duke kundërshtuar pohimin e ekipit të vlerësimit, që marrja e provave rreth origjinës kriminale të pronës varet në këndvështrim të gjerë dhe kërkon hetim të thelluar. Prokuroria ka penguar kësisoj procedurat në lidhje me hetimet dhe ndjekjet penale në rastet e pastrimit të parave në Shqipëri”, thuhet në raport.
Terrorizmi
Këshilli i Europës ka shfaqur shqetësim dhe për hetimet e prokurorisë në aspektin e terrorizmit. Sipas tyre nuk ka hetime për financimet e grupeve terroriste. “Në veçanti, vendi argumenton se numri i pamjaftueshëm i ndjekjeve penale dhe dënimet për financimin e terrorizmit nuk e justifikojnë në vetvete vlerësimin dhe shpjegoi arsyet. Në dy raste të goditjes së terrorizmit, asnjë prokurori nuk hetoi financimet e terroristëve.
Por ekipi i vlerësimit sqaron se Shqipëria duket se ka dhënë masë të ulët, duke zbutur masat sa i takon kërcënimeve për terrorizëm. Megjithatë, kryesuesi i delegacionit e ka para të arsyeshme se pasuria financiare e këtyre aktiviteteve terroriste duhet të hetohet. Por fatkeqësisht asnjë hetim nuk është kryer”, thuhet aty. Pak ditë më parë gazeta nxori shifrat se si qarkullonin në një vit mbi 7 miliardë dollarë para të pista. Duket s etani dhe Money Val ngre shqetësimin dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të godasin pastrimin e parave. Money Val e ka vlerësuar vendin tonë dobët, pro autoritet shqiptare kanë dërguar prova dhe kërkojnë një vlerësim “mjaftueshëm” në luftën ndaj pastrimit të parave