osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Raporti i “tërheq veshin” Arta Markut: Pushtetarët e korruptuar po bllokojnë hetimet për zbulimin e parave të pista

Raporti i “tërheq veshin” Arta Markut: Pushtetarët e korruptuar po bllokojnë hetimet për zbulimin e parave të pista

“Money Val”, Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ka publikuar raportin për Shqipërinë dhe shihet me mjaft shqetësim fakti se në vendin tonë nuk hetohen dhe ndëshkohen pushtetarët e përfshirë në pastrim parash.

Në raport deklarohet se prokuroria nuk ka bërë sa duhet me hetimet për pastrimin e parave. Për këtë arsye është kërkuar më tepër punë, kjo dhe falë reformës në drejtësi.

“Shqipëria ka bërë kërkesë për ndryshim të notës, duke kundërshtuar pohimin e ekipit të vlerësimit, që marrja e provave rreth origjinës kriminale të pronës varet në këndvështrim të gjerë dhe kërkon hetim të thelluar. Prokuroria ka penguar kësisoj procedurat në lidhje me hetimet dhe ndjekjet penale në rastet e pastrimit të parave në Shqipëri”, thuhet në raport.

Terrorizmi

Këshilli i Europës ka shfaqur shqetësim dhe për hetimet e prokurorisë në aspektin e terrorizmit. Sipas tyre nuk ka hetime për financimet e grupeve terroriste. “Në veçanti, vendi argumenton se numri i pamjaftueshëm i ndjekjeve penale dhe dënimet për financimin e terrorizmit nuk e justifikojnë në vetvete vlerësimin dhe shpjegoi arsyet. Në dy raste të goditjes së terrorizmit, asnjë prokurori nuk hetoi financimet e terroristëve.

Por ekipi i vlerësimit sqaron se Shqipëria duket se ka dhënë masë të ulët, duke zbutur masat sa i takon kërcënimeve për terrorizëm. Megjithatë, kryesuesi i delegacionit e ka para të arsyeshme se pasuria financiare e këtyre aktiviteteve terroriste duhet të hetohet. Por fatkeqësisht asnjë hetim nuk është kryer”, thuhet aty. Pak ditë më parë gazeta nxori shifrat se si qarkullonin në një vit mbi 7 miliardë dollarë para të pista. Duket s etani dhe Money Val ngre shqetësimin dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të godasin pastrimin e parave. Money Val e ka vlerësuar vendin tonë dobët, pro autoritet shqiptare kanë dërguar prova dhe kërkojnë një vlerësim “mjaftueshëm” në luftën ndaj pastrimit të parave