Superpolici i kohës së PD-së ka pranuar në prokurori se Fredi Alizoti i kishte treguar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga PD për të marrë para.
Mes personave që kanë rënë në rjetën e përgjimeve të prokurorisë që zhvillonte hetime për dosjen “Babale”, është dhe ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani.
Ndërkohë në 1 qershor Alizoti ka telefonuar numrin 129 të policisë së Shtetit, duke u lidhur me Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier. Pas një komunikimi të shkurtër me punonjësin e sallës operative, Alizoti është lidhur ne telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën. Pra nga ana e Alizotit ka pasur një vullnet të plotë për të treguar të vërtetën e kësaj historie, dhe pa pasur ndikimin apo presionin e ndonjë personi tjetër. “Shqiptarja.com” mëson se se janë rreth 340 faqe përgjime të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Përgjimi me Erzen Breçanin
Në datën 29 maj 2018 në orën 21:000 përdoruesi i numrit 069XXX200 që rezulton të jetë Erzen Breçani, i telefonoi përdoruesit të numrit 067XXX091 Fredi Alizoti, dhe realizojnë këtë bisedë për premtimin që duhet ta mbante dikush, që e kishte dhënë atë.
200-Unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr