Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbuluar më në fund emrin e më të voglit të tij, fëmijës së parë. Çifti Veliaj-Xoxa kanë vendosur që djali të pagëzohet me emrin Kajan.
Cila është simbolika dhe kuptimi i këtij emri?
Zgjedhja e Veliajt, natyrisht, do të ishte unike. Por Kajan sipas “Revista Class” është edhe një emër universal. Sipas astrologjisë indiane, Kajan është një emër që përfaqëson siguri, pavarësi, të ardhme dhe karrierë (deri këtu shumë mirë ka menduar kryetari apo jo?)
Kajan është një emër që përfaqëson sukses, humanizën, orientuar drejt karrierës. Kajan është një emër që përfaqëson famë.
Njerëzit që mbajnë këtë emër, po sipas kësaj astrologjie, janë të prirur të jenë bujarë, shumë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kanë një shpirt të lartë vetëmohimi dhe sakrifice. Kjo është edhe arsyeja pse ky emër është një emër i besueshëm.
Kajan është një emër i prirur për të pasur vizion, diskret në raport me komunikimin me njerëzit, por shumë të shoqërueshëm dhe të dashur (mirë këtu me Ajolën?), kurajozë, guximtarë dhe të fiksuar pas perfeksionit (Ajola edhe këtu?) Sinqeriteti është një tipar që do ta shoqërojë gjithmonë këtë emër. Dhe shumë cilësi të tjera, pa dyshim.