osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë kërkonte opozita shqiptare në vitin 1945?

Çfarë kërkonte opozita shqiptare në vitin 1945?

Ish- drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Kastriot Dervishi, e zbulon një dokument me kërkesat dhe programin e opozitës shqiptare të vitit 1945,  hartuar në mbledhjen e përfaqësuesve të grupit të rezistencës, përpiluar nga Musine Kokalari, Qenan Dibra, Shaban Balla dhe Sami Qeribashi.

Dervishi e ka publikuar në Facebook tekstin e notës dhe programit të opozitës shqiptare dërguar misioneve anglo-amerikane, sipas dëshmisë së Musine Kokalarit dhënë para prokurorit të Gjykatës Ushtarake të Tiranës më 30 mars 1946, si edhe faksimilin e deklaratës.

Teksti i Dervishit:

1945/Nota e opozitës shqiptare për misionet anglo-amerikane

Teksti i notës dhe programit të opozitës sipas dëshmisë së Musine Kokalarit

Më 19.11.1945 përfaqësuesit e grupit të rezistencës që kryesohej nga Sami Qeribashi, grupit monarkist që kryesohej nga Qenan Dibra dhe grupit socialdemokrat që kryesohej nga Musine Kokalari, i drejtuan misioneve anglo-amerikane një notë dhe programin e opozitës. Nota u përpilua prej Musine Kokalarit, Qenan Dibrës, Shaban Ballës dhe Sami Qeribashit.

Sipas dëshmisë së Musine Kokalarit në hetuesinë e zhvilluar ndaj saj më 30.3.1946, përmbajtja e tyre ishte kjo:

Nota kërkonte:

1-Shtyrjen e zgjedhjeve

2-Liri shtypi dhe propagandë

3-Mbikëqyrjen e zgjedhjeve nga aleatët. Mohoj të kemi kërkuar ndërhyrjen ango-amerikane në bazë të parimeve të shpallura nga burra shteti aleat. Nuk është e vërtetë që në notë të jenë përmendur premtimet e qeverisë që i janë bërë popullit e nuk janë mbajtur, pasi qeveria ka dhënë një afat të shkurtër për zgjedhje.

4-Nuk mjafton ardhja e korrespondentëve të huaj për zgjedhje, por duhet kontroll aleat. Për të gjitha këto kërkohej shtyrja e zgjedhjeve.

Në notë shkohej se i bashkëlidhej edhe programi me titull “program aktual i përbashkët”.

Programi:

1-Miqësi me shtetet demokratike dhe sidomos me shtetet fqinjë.

2-Zgjedhja e problemit të Kosovës me anë të një plebishiti ose sipas konferencës së paqes.

3-Respektimi i të drejtave të pakicave.

4-Qeveri demokratike dhe respektim i të drejtave të njeriut.

5-Zbatim të reformave shoqërore në bazë të traditave.

6-Luftë ndaj çdo elementi fashist e profashist.

7-Të njihej neutraliteti i Shqipërisë nga fuqitë e mëdha.

8-Të mbahej një fuqi e armatosur sa për të siguruar qetësinë e brendshme.

Nota dhe programi iu dërguan misioneve anglo-amerikane nga Qenan Dibra, Shaban Balla, Sami Qeribashit, Xhahit Koka, të cilët shkuan atje me makinën e Shabanit.