Vdis te te duan, ndodh vetem ne Shqiperi. Ç’zakon te çuditshem qe kane shqiptaret! Kur je gjalle, te turren sa mundin e s’te lene gje pa thene (ose s’te zene fare ne goje). Kur vdes, te bejne te madh dhe vene kujen per ç’kane humbur. Shume njerez te cilet kane kontribute te vyera ne shoqerine tone, sa jane gjalle ose lihen menjane ose dhe denigrohen. Ky fenomen ka ndodhur jo rralle ne vendin tone, pasi vetem duke e humbur nje njeri, atehere kujtohen per te.
Te shpikesh akuzosh pa pasur fakte
Ne Shqiperi jo vetem gazetaret shpikin lajme, por edhe politikanet. Pa pasur asnje lloj argumenti apo fakti, shume gazetare ne portale online sulmojne figura te ndryshme pa asnje fakt. Kjo ka ndodhur jo rralle. Me teper te goditur nga ky fenomen jane figurat publike, por edhe njerezit e tjere nuk kane shpetuar nga nje metode obskurantiste e te shkruarit. Nderkohe qe edhe politikanet nuk mbeten pas. Ne seancat parlamentare degjon akuza nga me monstruozet, nga korrupsioni e deri tek perdhunimi, por asnje nga keto akuza nuk dergohen ne prokurori.
Le te humbas, doreheqjen nuk e jap
Ne vendin tone kultura politike eshte ne ate stad sa, nese nje politikan humbet zgjedhjet nuk jep doreheqjen, nderkohe qe ne kulturen perendimore, por dhe ne gjithe vendet e tjera te botes, ky eshte nje element fillestar i demokracise. I gjen me veshtiresi rastet kur nje politikan pas humbjeve te largohet. Edhe ne rast se eshte larguar, eshte larguar perkohesisht duke u bere perseri protagonist i jetes aktive politike.
Edhe pse i vdekur mund te votosh
Vetem ne Shqiperi mund te shikosh ne listen e zgjedhesve emra te cilet mund te kene vite qe kane vdekur, nderkohe qe dalin se kane votuar. Ne shume pale zgjedhje tek ne ka pasur anomali, por keto anomali kane arritur deri ne kufijte e absurdes. Mjafton te kujtojme rastet kur njerez te cilet nuk jetojne me, jane prezent me emrin e tyre ne listat e zgjedhjeve. Madje, çudia vazhdon kur rezulton qe te jete dhe votues per nje kandidat apo subjekt politik.