Nga Akil Ylli
Studio e famshme Qinematografike, rrezikon falimentimin! Njerit prej “trillarve” te bujshem, “Babalja”, prodhuar se fundmi nga “Metro Goldwyn Shqup”, trumbetuar si kryeveper, i doli “tymi” nga te kater anet, aq sa i nxiu te gjithe, fund e kry. Te zinjte autor! Me tu dhimt vallahi! Te shtrydhesh dhe neuronin e fundit te inteligjences, te “shkrish” dhe piken e fundit te talentit, dhe si perfundim, te besh nje vrime ne uje, kjo eshte me te “ike” mendja krese. Megjithese, jam i i sigurte qe nuk do ju ndodhe gje, sepse per te ikur diçka, me se pari, duhet ta kesh.
Por ajo qe rezultoj fatale, per kete kompani, ishte kembngulja e autorve, per te bindur publikun, qe i gjithe “trilleri”, ishte frymezuar nga nje ngjarje e vertet. Por nga veprimet e para hetimore, rezulton, qe e gjitha kjo ishte nje megamashtrim banal. Autoret rezultuan xhambaze koktrashe, aq sa nuk dallojne kalin, prej mushkut! Si matrapaze te drogum, i kane “shitur” publikut, “bishtajat” per “banane” dhe “presht” per “sallam”. Sharlatane te rendomt mejhanesh, per aktore.
Nga burime konfidenciale, mesohet, qe autoret kane terhequr nga farmecite e qytetit, doza te konsiderushme karbonit, me qellim parandalimin e “simptomave” te frikes, diarren kronike dhe shkarkimin e pakontrolluar fekalor. Per rastin e pare, ba me pas rrezik, qe ilaçet qellojne te skaduar, si rezerve kane pregatitur llape orizi, ndersa per te dytin, duke pare qe numri i bideve mund te krijoj “kolaps higjenik”, per siguri, kane marre me qira nje lavazh portativ. Thone, i vetmi qe ka kerkuar ndihme financiare, eshte Salianji. Flitet, qe shumen ne dizpozicion per emergjencat e ka shpenzuar, duke blere buzkuq markash.
Thuhet gjithashtu, qe kane pasur probleme, kur kane dashur te lajmerojne shefin, per skandalin. Megjith telefonatat e panderprera, nuk behej i gjalle per qamet. Heshtje varri! Te alarmuar, se mos valle e kane njoftuar me pare ata te Shikut dhe i ka rene ndonje damblla, jane nisur me vrap per ne zyre. Por kur jane gjendur para saj, gerrhitja per shtate pale qefe e tij, i kish sjelle esell dhe jane kujtuar, qe kjo dite, ishte dite si gjthe te tjerat: Nje dite krejt e zakonshme punè!
Fakti, qe ka qene gjume, kur jashte ka plase “bomba atomike” para kohet, me ngjall dyshimin, qe ai nuk eshte as skenarist, as regjizor. Jam i bindur, qe dhe sikur te doje, nuk ka minimumin e aftesise, te krijoje diçka, qe afrohet me keto zanate, apo çfaredo zanati tjeter. Shume, shume, si president i Studios Qinematografike”, ka paguar lekat. Ato po, nuk ja leshon kujt! Vdes per ato qerrata lekash! Per me gjate, nuk ja pret. Prandaj dhe ja kput gjumit. Ça me duhet mu, ça bajne ata!
E mora me te qeshur, shperthimin e “tymnajes” se Babales, sepse edhe sikur te me provokonte te qaren, me çfare ka bere kjo “Studio Qinematografike”, do me ishin shterur lotet, me kohe e me vakt. Ne fakt eshte e tmerrshme! Imagjino te ja besosh fatet e vendit, te familjes, te ardhmen e femijeve, opozites sone.
Normalish, nje skandal i tille, do te nxiste nje “termet” ne radhet e nje opozite normale dhe nje idinjat te pergjithshme popullore. Militantet normale, i madh e i vogel, do te kerkonin urgjentisht, rrezimin e “kupoles” dhe zevendesimin e saj. Normalisht “kupola” duhej te jepte, doreheqjen ne bllok. Mirpo normalisht, ajo “kupole”, nuk ka mbledhe rreth vetes militante, por “piçote”. Dhe ne qoftese ndermjet tyre, ndodhet ndonje, qe nuk eshte i tille, kjo eshte vetem nje rastesi, qe ka te beje me misteret psikollogjike. Ndryshe nuk ka si te spjegohet, arsyeja e paarsyeshme, qe gjenden krah tyre.
Por fatkeqsisht, me gjithe deshiren tone, normalish nuk do te ndodhe asgje. Perkundrazi, dhe kur jane perfshire ne ngjarje tejet me te renda se kjo, normalisht nuk kane bere asgje tjeter, vetem jane mbeshtjell rreth njeri tjetrir, si iriqi./Ekskluzive.al