Gjatë prononcimit për gazetarët ajo që ra në sy ishte makina e Xhisielës.
Xhisiela po ngiste një Peugeot 208, një version që kompania franceze e publikoi në vitin 2012 dhe shitja e së cilës filloi më vonë.
Një Peugeot 208 kushton mesatarisht 8 mijë euro dhe realisht është një shifër e konsiderueshme për një vajzë që nuk punon.
Këtë konstatim e ka thënë vetë Maloku, se mbahet vetëm me të ardhurat e mamasë dhe të familjarëve jashtë vendit, ashtu siç është shprehur vetë Xhisiela në intervistat televizive.