Sot u dha aktvendimi për lëndën “Tanku” ku ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska u dënuar me 6 vite burg.
Më herët për këtë rast janë dënuar Gruevski dhe Popovski.
Jankullovska gjatë një bisede me shefin e Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, ka ofenduar rëndë shqiptarët, duke i quajtur “indianë dhe fis i egër”.
Ajo shprehet me fjalë shumë ofenduese për BDI-në dhe kërkesat e tyre, duke u krekosur se nuk mund që të realizohen në atë mënyrë ato kërkesa.