Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për gjendjen e deputetit socialist Rrahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për dhunimin e një vajze.
Rama zbuloi dhe gruaja e tij ndodhet e sëmurë në spital duke luftuar për jetën dhe deputeti i PS i ndodhet pranë por shtoi se djali i tij Rexhepi është atje ku duhet të jetë.
“Sot djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin. Se po kalon një moment tejet të vështirë pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht edhe si baba.
Me një djalë që është aty ku e meriton të jetë por kush është pjesë e kësaj familjeje politike e këtij grupi parlamentar ka marrë përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe”, tha shefi i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar.
Nga ana tjetër ai theksoi diferencat mes kësaj maxhorance dhe opozitës dikur në pushtet.
“Po kush është pjesë e kësaj familje e këtij grupi ka marr përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe.. Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona por ne të lidhur me krimin…
Ne që për vite u baltosëm sikur ishim një grup parlamentar me 90 kriminelë dhe në fund fare kur kaloi ligji i dekriminalizmit nuk doli njëherë dhe Arben Ndoka që prekej nga ligji dha dorëheqjen më parë. Njëri, 4 të tjerë nuk ishin fare pjesë e grupit tonë”, deklaroi Rama.