Xhisiela Maloku ka reaguar pas tritolit që iu vendos mbrëmjen e djeshme në banesën e gjyshit të saj, një reagim ka ardhur edhe nga vetë Xhisiela Maloku.
Në një prononcim për kamerat, Xhisiela u shpreh se sulmi ka ardhur nga radhët e opozitës pasi ajo i nxorri blof në lojën e tyre politike. Sipas saj, tashmë ajo do ta pranojë urdhërin e mbrojtjes pasi ndjehet e kërcënuar.
“Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij.
Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet“, deklaroi për mediat Xhisiela
Më tej, Xhisiela është shprehur se asnjëherë nuk është ndjerë e kërcënuar nga Rexhepi apo dhe nga familja e tij, madje në momentin e shpërthimit të eksplozivit personi i parë që ajo ka telefonuar është kushëriri i ish-partnerit të saj.
“Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet”, deklaroi Xhisiela Maloku per mediat.