Xhisiela Maloku ka bërë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se ngjarja e ndodhur mbrëmë në banesën e familjarëve të saj, është një ngjarje e inskenuar.
Sipas Xhisielës, lënda plasëse në oborrin e familjarëve nuk ka lidhje me rastin “Rraja”.
Sipas saj lënda është hedhur nga ata të cilët kanë interes për ta kërcënuar:
“Shpërthimi i fuqishëm është vënë për të më frikësuar, por unë nuk frikësohem dhe as nuk largohem nga Shqipëria.
Ndjehem e kërcënuar nga opozita, e cila ka interes që unë të kërkoj azil se gjoja më rrezikohet jeta në Shqipëri.
Me familjen e deputetit Rraja kemi marrëdhënie shumë të mira, ndaj ngjarja nuk ka lidhje aspak me ta”, përfundoi Maloku./Ekskluzive.al