osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Strategjia e PS për “shkrirjen e plotë” të LSI, asgjesim në zgjedhjet vendore të bashkive të Kryemadhit

Strategjia e PS për “shkrirjen e plotë” të LSI, asgjesim në zgjedhjet vendore të bashkive të Kryemadhit

Partia Socialiste duket se e ka marrë seriozisht premtimin për të shkrirë Lëvizjen Socialiste për Integrim.   Nisja e fushatës për zgjedhjet vendore të 2019, ka si objektiv  eliminimin e LSI nga jeta politike, dhe është një nga elementët kryesor ku do fokusohet politika e të majtës në pushtet

Fillimisht, socialistët do të nisin fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, ku vëmendja kryesore do të përqendrohet tek bashkitë e drejtuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe bastionet e kësaj partie. Partia Socialiste në këto zona do të nxjerrë në terren njerëzit e saj për të bindur militantët e LSI, me qëllimin kryesore kthimin në PS.

Ndërsa një tjetër strategji që do të ndjekin socialistët kundrejt joshjes së militantëve të LSI është se do t’i bindin këta të fundit se kjo parti jo vetëm që është parti e mosmbajtjes së premtimeve, por nga ana tjetër kjo forcë politike nuk vjen kurrë në pushtet. Gjithashtu interesant është fakti se Partia Socialiste për të shkuar e qetë drejtë fitores së zgjedhjeve vendore, do të përdorë edhe një tjetër strategji siç është nisja e “gjuetisë”për identifikimin e tradhtarëve brenda saj.

Kështu që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me të gjithë ata persona që gjatë kësaj kohe identifikohen si tradhtar në PS, duke u përjashtuar. Si duket përveçse marrjes së elektoratit të LSI, veprimi i cili natyrshëm e zhduk këtë parti, PS ka si qëllim edhe pastrimin e partisë nga tradhtarët. Pra këto strategji të ndjekura nga Partia Socialiste do t’i jepnin kësaj partie një fitore spektakolare në zgjedhjet vendore, ç’ka do jenë edhe vendimtare për ato parlamentare të vitit 2021, ku me shumë gjasa PS do të jetë triumfatore.