Një shpërthim ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 23:30 të natës së kaluar në fshatin Larushk Fushë-Krujë.
Lënda plasëse është vendosur në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M. dhe R.M. vëllezër, është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.