Dueli i shumëpritur i UFC-së mes Konor MekGregor dhe Khabib Nurmagomedov ka përfunduar me një sherr masiv, ku janë përfshirë edhe tifozë, staf dhe trajnerë.
Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej, ndërkohë që ai sherr ka bërë që Nurmagomedov mos të merrte titullin kampion, duke qenë se turma ishte e tërbuar.
Në fillim, u raportua se shpërblimet për atë duel, do të merreshin më vonë, pasi turma të jetë shpërndarë, por mesa duket sherri në fund të ndeshjes i ka kushtuar shumë rusit Khabib.
Shkak për këtë është bërë prishja e qetësisë dhe rrëmuja e shkaktuar pas ndeshjes dhe për pasojë, rusi do të përballet me drejtësinë amerikane për të marrë dënimin që parashikohet në ligj.
Në fakt, kjo po konsiderohet si racizëm dhe inat nga ana e autoriteteve amerikane, megjithatë e sigurt në këtë mes, është fakti që MekGregor ka marrë shpërblimin e tij prej 3 milionë dollarësh, ndërsa Khabib nuk ka marrë asnjë kacidhe nga çmimi 2 milionë dollarësh.
Ditët në vijim, pritet që të merret edhe një vendim përfundimtar në lidhje me Khabibin, i cili doli nga kafazi duke sulmuar turmën.