Sarah Idan, Miss Iraku bëri një fotografi selfie në krahë të Miss Izraelit, të cilën e publikoi në Instagram me diçiturën “paqe dhe dashuri”.
Deri këtu nuk ka asgjë tronditëse, por ky veprim i pafajshëm i saj, i kushtoi familjes së bukuroshes nga Iraku, arratisjen nga vendi, pas kërcënimeve për vdekje.
Në fotografi Sarah Idan, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, buzëqesh në krahë të Adar Gandelsman, Miss Izraeli, ndërsa të dyja mbajnë fashën e Missit.
“Paqe dhe dashuri nga Miss Iraku dhe Miss Izraeli”, shkruhej si diçiturë e fotografisë, duke marrë me mijëra “like”, por pavarësisht kësaj, kritikat ishin gjithashtu të shumta.
Sarah e mbrojti fotografinë e saj dhe kuptimin që përcillte, ndërsa familjarët që jetonin në Irak, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, u detyruan që të arratisen.