osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u arratisën dy shkodranët nga burgu në komunizëm?!

Si u arratisën dy shkodranët nga burgu në komunizëm?!

Dy shkodran si Nosh Mala dhe Ibrahim Nikshiqi janë ndër të rrallët që arritën të arratiseshin nga burgjet shqiptare në kohën e komunizmit. Të dy këta thurën një plan në vendin që sot është kthyer në muzeun e kujtesës por që më përpara shërbente si burg dhe u arratisën. Nosh Mala dhe Ibrahim Nikshiqi nuk arritën të kalonin kufijtë e Shqipërisë dhe pësuan një fat jo të mirë. Ai që tregon historinë është kreu i ish të përndjekurve për Shkodrën Zenel Drangu.

“Në këtë birucë që shihni kanë qëndruar Nosh Mala dhe Ibrahim Nikshiqi. Ata i kanë besuar njëri-tjetrit. Në qeli kanë patur një lugë alumini. Me atë lugë kanë nisur që të gërmojnë murin. Në rastet kur kishte mbipopullim të burgosurish ata e linin punën dhe gjithë gërmimin e maskonin dhe e savatonin edhe njëherë sa për të mos u dalluar sepse e kishin kohën. Vinte polici dhe i kontrollonte por nuk dallonte asgjë. Pas afro në muaji ata arritën që ta shponin murin e qelisë dhe të dilnin në pjesën ku ishin dhomat e hetuesisë. Nga aty për fatin e mirë dritaret s’kanë patur hekura sepse askush se ka menduar në atë kohë dhe të dy sëbashku kanë dalë në oborr dhe janë arratisur nga burgu.

Nosh Mala ka arritur që të shkojë deri në Grizhe të Malësisë së Madhe dhe ka dashur që përmes liqenit të shkojë në Jugosllavi. Ai fillimisht është ndalur tek një mik i tij atje dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur. Sapo ka dalë në oborr ky miku e ka vrarë sepse ka qenë pushkator i shtetit të atëhershëm por Noshi nuk e ka ditur këtë gjë. Ndër Ibrahimi nuk e ka ditur rrugën mirë dhe është kthyer në gjysëm dhe ka arritur të shkojë në një banesë në Bardhaj dhe të fshihet atje. Pas 3 ditësh e kanë gjetur dhe për të kanë nisur torturat. I kanë lëshuar qenin e policisë që e ka masakruar dhe është rikthyer në burg por kësaj here në Burrel”.

Ibrahim Nikshiqi arriti që të dalë nga burgu pas vitit ’90 pasi përjetoi shumë vuajtje.

“Pas viteve ’90 Ibrahim Nikshiqi arriti që të dalë nga burgu por shumë i lodhur dhe pas shumë vuajtjeve. Këto janë histori reale që duhet t’i mësojë edhe brezi i ri. Diktatura ka qenë shumë e egër me veprime e tortura çnjerëzore deri dhe makabre”.

Histori të tilla tregojnë se çfarë ishte sistemi diktatorial por edhe shërbejnë si dëshmi të gjallë për brezin e ri për të njohur të kaluarën e familjarëve të tyre, një pjesë prej të cilëvë vuajtën pafundësisht.