Qysh prej korrikut të para 1 viti, kur u bë President Republike e në vazhdim, Ilir Meta e ka braktisur funksionin e tij dhe është kthyer në një visitor i shpeshtë i kishave, xhamive, teqeve, mekamëve, muzeve fetarë, maleve, shpellave, qenve , maceve, pyjeve, lëndinave e mensave, ku takohet e qëndron, vetëm më klerikë, barinj, të moshuar, pronarë lokalesh e kalamaj.
Prej shumë kohësh, krejt i vetmuar, me pamje të pezmatuar, i rënuar shpirtërisht, me fytyrë të fishkur, me trup të “futur në ujë” e të krrysur dhe me ecje, si 100 vjeçar i lodhur nga hallet, presidenti shqiptar, ka marrë rrugët e malet, pa asnjë shkak të motivuar zyrtarisht.
Prej dy ditësh, ka lënë përsëri zyrën e ka braktisur krizën politike-shtëtërore, me 1000 mijë halle për vendin dhe i veshur si elektricist komune, ka marrë rrugët maleve të Beratit e Skraparit, duke ndaluar nëpër burime, përrenj, xhami e teqe, ku kalon vapëm e drekës dhe natën.
Kur e bëri herët e para, njerëzit mendonin, se ai shkonte kontrollonte malet për gurore dhe teqetë e xhamitë, për ditë e festa të shenjta, por tani që kjo “çudi” po bëhet e përjavshme, jo vetëm njerëzit, por dhe eskperët e “punëve të mendjes”, kanë filluar të dyshojnë, se presidenti është mbërthyer, nga një para-krizë e rëndë psikologjike, shkaktuar nga “agjentë” të jashtëm, të bërë dominues në koshiencën e tij që lidhet me sjelljet.
Këtë sjellje të presidentit, të cilën psiko-analistët, kanë nisur t’a krahasojnë me “luhatje të dritës së kandilit në fund të vajit”, ata e shpjegojnë, me një “simptomë” të njohur shkencërisht e natyralisht, që personat i kap, për shkak të veprimtarisë së tyre publike e jo publike, që bëhet objekt interpretimi në mjedisin ku personi jeton.
Persona të tillë, siç është rasti i sjelljeve të fundit të presidentit, përjetojnë auto-psikozën e panikut, frikës, përfyturimit të urrejtjes shoqërore në masë aq ekstreme, sa nuk gjejnë dot qetësi, as në shtratin e tyre, ndaj ikin larg e në vetmi…/Pamfleti