Prokuroria e Krimeve të Rënda caktoi ditën e djeshme masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili publikoi audiopërgjimin e “Babales”. Ndaj Olldashit rëndon vepra penale “kallëzim i rremë në bashkëpunim”
Avokati mbrojtës i gazetarit, Çlirim Gjata, është shprehur se pala mbrojtëse do të kërkojë riekspertim të audio përgjimit.
Sipas tij, Prokuroria duhet ti përgjigjet disa kërkesave, në të kundërt procesi nuk quhet ligjor.
“Kërkojmë qw Prokuroria të na vejë në dispozicion dokumentet e dosjes.Të na vihet në dispozicion çfarë ka bërë prokuroria në gjithë këtë kohë me audiopërgjimin. Një nga momentet kryesore është akti i ekspertimit, duhet të na vihet në dispozicion e gjithë procedura si është marrë ky akt ekspertimi dhe çfarë është dërguar. Përgjigjet e ekspertimit duhet të na vihen në dispozicion.
Ndryshe nuk ka proces ligjor. Me çfarë procedure janë marrë kampionët e zërit që janë marrë për ekspertim. Ky ekspertim iu kërkua një laboratori në itali. Pse nuk pranoi laboratoi në itali dhe prcedura kaloi nga italia në Angli . Ky audiopërgjimi si është manipuluar, janë manipuluar fjalët, apo është një situatë e inskenuar. Është vetëofruar një aktor. Ku u gjet ky person dhe a u bë ekspertimi i zërit të tij”, tha Gjata.