Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, u ekstradua nga Turqia në vendin tonë në muajin maj të këtij viti. Në qershor, Gjykata e Tiranës i njohu të drejtën e rivendosjes në afat të ankimit për vendimin që e ka dënuar me 25 vite burg si një nga fajtorët për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të viti 1998.
Vetë Izet Haxhia gjatë procesit për t’ju njohur ankimi ka deklaruar se pranoi ekstradimin pasi mori garanci për jetën dhe se do të dëgjohej nga drejtësia, por ecuria e dosjes po has në pengesa të vazhdueshme.
Në burg, në pritje të rigjykimit për vrasjen e Azem Hajdarit, ka lëshuar një mesash për deputetët. Ai ka publikuar një foto të Kuvendit të vendosur pas hekurave dhe shkruan se duhet ndërtuar burgu më i domosdoshëm në Shqipëri.
Postimi i plotë
“Makina e ndyre politike fiton , sepse pakica e bashkuar, vepron kunder shumices se ndare”
~ W. Durant
Ne duhet, ne mundemi, ne e kemi pergjegjesi para femijeve tane, te ndertojme burgun me te domosdoshem ne Shqiperi!
Stop indiferences!!!