Me “Babalen” apo me prokurorët?
Prej 24 orësh ka filluar një sulm mediatik dhe politik, ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një institucioni që në fakt ndoshta është i vetmi në Shqipëri, për qindra e qindra kërkesa për dënime të përjetshme apo për dënime me burg mbi 25 vite.
Ndoshta i vetmi institucion me luftë të drejtëpërdrejtë me krimin ashtu si dhe policia në disa segmente të saj, i cili turpësisht po sulmohet nga opozita. Po sulmohet nga opozita një institucion dhe një strukturë e cila është mbrojtur pak muaj më parë prej saj.
Në rastin e çështjes “Tahiri” PD dhe Lulzim Basha i kishin sytë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Pak ditë më parë në krah të prokurorëve të krimeve të rënda doli zyrtarisht në deklaratë duke mbrojtur qarkullimin e tyre. I mbrojti sërish kur këta u rebeluan ndaj Arta Markut, dhe çuditërisht dje pas zbardhjes së dosjes ‘’Babale” një audio montazhi skandaloz, të servirur nga një gazetar dhe të çuar në PD nga një deputet qesharak .
Në finale përgjigjia ishte sulm ndaj prokurorëve, por a mund të ketë një sulm të tillë dhe cili është morali i tij?
Të vazhdosh dhe të mbështesësh “Babalen”, kur të gjithë në Vlorë, rëndom ta tregojnë kush është dhe sa vlen.
Por menjëherë u plas një “Babale” e cila shkatërroi dhe atë kauzë.
Ndërkohë që sot po ndodh e njëjta gjë. Prokuroria ka zbardhur çështjen, audio përgjimi doli montazh.
Tani PD-ja nuk ka pse flet dhe merr kosto duke sulmuar prokurorët, por vazhdon dhe mbron “Babalen”.
Pra me këtë akt Lulzim Basha nuk tregon gjë tjetër, veçse ka qënë ai pjesë e skenarit të “Babales” , ka qënë ai që ka urdhëruar dhe ka ndërtuar babalizmin, si një përgjim për ta hedhur më pas si shashkë politike.
E se në rast se Lulzim Basha nuk do ishte përfshirë në qafullin e audio-përgjimit, nuk do të kishte përse e mbronte, nuk do të kishte përse të sulmonte prokurorët , do të pranonte të vërtetën dhe do të heshte.
Do kuptonte dhe do të merrte ndonjë leksion tjetër se si është politika dhe si duhet të veprosh në të tilla raste.
Por Lulzim Basha nuk bëri këtë.
Ka zgjedhur të sulmojë prokurorët, dhe sulmi i Lulzim Bashës ndaj prokurorëve nuk është gjë tjetër, veçse tregon se ai është personi që ka përgatitur, urdhëruar, audio-përgjimin “Babale”, apo njerëz të ngushtë afër tij.
Nuk po flasim për Salianjin apo për gazetarin, sepse ata ndoshta kanë qënë ushtarët dhe çirakët e fundit të kësaj loje, por njerëz të tjerë të cilët kanë mundësi për të bërë audio-regjistrime, për të montuar audio dhe video.
Pra stafet e ngushta afër Lulzim Bashës, përfshi këtu dhe familjarë të tij të cilët mund të jenë personat që kanë negociuar, paguar dhe ndërtuar gjithçka në lidhje me këtë audio montazh fallco, i cili iu servir opinionit publik si një luftë e opozitës me korrupsionin dhe si një skandal i madh kundër Ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë që skandalin e vërtetë, atë të dënimit të vëllait të ministrit nuk e dëgjuam më, ai u harrua dhe si kauzë u rrëzua nga “Babalja”, të cilën sot Lulzim Basha në vend të heshtë po e mbron dhe po i del në krah duke sulmuar prokurorët , dhe ky veprim nuk është gjë tjetër, veçse akti që tregon se Lulzim Basha është njeriu që urdhëroi dhe organizoi audio përgjimin “Babale” që në fakt rezultoi një fallcitet i vërtetë./CNA