Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thumbuar opozitën nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Ballës, në disa momente historike si ky që po përjetojmë tani, opozita do të shpëtohet nga mazhoranca.
Ndër të tjera Balla ka shtuar se zbardhja e çështjes “Babale” dhe rastit të fundit me oficerin Nuhu, i shërbejnë edhe shpëtimit të PD-së.
“Rrallë ka momente ne historinë politike, kur fytyra e opozitës si institucion dhe nevojë për një vend, i bie të shpëtohet nga kundërshtari në mazhorancë. Zbardhja e babale1&2 i shërben edhe shpëtimit të PD”, shkruan Balla.