Khabib Nurmagomedov është kampioni absolut i kategorisë së mesme në UFC.
Mëngjesin e sotëm ai mposhti irlandezin McGregor duke mbrojtur edhe njëherë titullin.
Megjithatë, rusi ka kaluar jo pak vështirësi për të arritur këtu ku është sot.
I lindur në rajonin Dagestanit në Rusi, 30-vjeçari ka folur shumë për jetën e tij dhe pasionin për artet marciale.
Ai shprehet se jetesa ka qenë shumë e vështirë sepse vendi i tij ka qenë gjithmonë në luftë për pavarësi ndaj Rusisë, por kjo e ka berë atë më të fortë.
Shtysa më e madhe për të është babai i tij, të cilit i dedikoi dhe fitoren e sotme.
Ai shprehet:
Kam jetuar me 15 vëllezër në një shtëpi. Babai na stërviste në mëngjes dhe në darkë. Jam krenar që i bëj të lumtur.”
Khabib Nurmagomedov arriti që të bënte fitoren e 27 nga 27 ndeshje që ka bërë në karrierën e tij.
Ajo kundër Conor McGregor është dhe ndeshja e jetës së tij, pasi mundi një nga rivalët më të fortë në botën e MMA-së.