Në kuadër të festave të organizuara me rastin e 99-vjetorit të Pavarësisë, e cila si rrallë ndonjëherë, këtë vit i kaloi edhe kufijtë e Shqipërisë, ku një kontingjent prej 8 oficerësh të Forcave të Armatosura që shërbejnë me mision në Kandahar-Afganistan, janë certifikuar me “Medaljen e Shërbimit”, për punën e jashtëzakonshme dhe realizimin me sukses, të detyrave të kryera gjatë misionit “EAGLE 3”, të cilët janë: Enkland Dauti, Pali Dokolli, Artur Gorica., Bleart Vucaj, Enkel Muçi, Meviol Bilo, Urim Limani dhe Bledion Musai.