Ditën e djeshme Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë bërë prindër për herë të parë. Ajola solli në jetë një djalë dhe u bë e ditur se të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore. ‘Sot jam njeriu më i lumtur në botë, U bëra baba, Ajola solli në jetë sot një djalë të mrekullueshëm , të dy gëzojnë shëndet të plotë! Falëminderit zot ,shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Ndërsa sot në hapjen e ‘Maratonës së Tiranës’ i pyetur nga moderatori për emrin e djalit ai është përgjigjur se ende nuk e kanë vendosur por sigurisht që do të jetë një emër shqiptar. ‘Këtë duhet ta konsultoj me mamin e djalit por sigurisht që do jetë një emër shqiptar dhe pak tirons’-është shprehur Veliaj.
Ku t’i ketë shkuar mendja që emri vazhdon të jetë enigmatik. Siç duket konsultimet nuk kan♪7 mbaruar dhe Ajola nuk ka dhënë “OK”.