Si ishte jeta e Elvana Gjatës para ngjarjes së rëndë në bllok?
Që prej fundit të nëntorit 2017, Elvana u kishte munguar fansave, derisa papritur u shfaq me një foto nga Hollywood, ku ishte në shoqërinë e një mashkulli simpatik. Ai ishte dhe personi që kishte realizuar foton, pikërisht fotografi i njohur King Vuddha, i cili ka shkrepur një set fotosh me Elvanën, që i paraprinë projektit të saj të ri muzikor. Më pas ajo u rikthye në muajin shkurt të vitit 2018 me një recital në një nga hotelet me emër të kryeqytetit, për ditëlindjen e saj të 31-të.
Ajo e “shndërroi” të gjithë ditëlindjen në një dokumentar ku fliste edhe për jetën e saj por në sy binte luksi ku ajo jetonte dhe e rrethonte në atë ditë të shënuar për të, që nga ftesat e deri tek veshjet.
Sipas mediave Elvana Gjata do të prezantonte edhe partnerin, ku sipas tyre artistja e kishte zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e shtrenjtë që bën dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur. Lidhja e tyre ishte bërë dhe familjare tashmë. Edhe pse pa ndonjë ceremoni, Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij, ndërkohë që 120 të ftuarit e koncertit recital , do të ishin dëshmitarë të momentit kur ajo ta përshëndesë apo prezantojë gjatë mbrëmjes.
Elvanës nuk i mungonte asnjë gjë për të jetuar si në ëndërr. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu shpenzimet e 31 vjetorit të saj kapën 20 mijë euro, vetëm për udhëtimet e fundjavës.
Pushimet luksoze me miqtë e saj të ngushtë
Vera e këtij viti ishte “shpërthimi” i Elvana Gjatës në mediat shqiptare.
Pushimet e saj luksoze u bënë “kryefjala” ku në sy binin helikopterët privatë, fotot nga Franca, jahte, dhe udhëtimi me miqtë e ngushtë si Ermal Mamaqi, Ami dhe Almeda Abazi në koncertin e Beyonce në Itali ku biletat nuk shiten edhe aq lirë.
“Faleminderit Elvana Gjata që na mikprite në këto pushime ëndrrash,”-shkruante Ermali në Instagram, duke konfirmuar se të gjitha këto pushime marramendëse dhe luksoze ishin paguar nga Elvana.
Por lind pyetja a ka pasur gisht në mbulimin e shpenzimeve luksoze i fejuari i Elvanës, biznesmeni Ervin Mata i cili sot është në kërkim për vrasjen që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes?/CNA.al