osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Petro Marko, një kolos i letrave shqipe dhe tragjedia e familjes së tij

Petro Marko, një kolos i letrave shqipe dhe tragjedia e familjes së tij

Petro Marko lindi në Dhërmi në vitin 1913 dhe fëmijërinë e kaloi në fshatin e tij të lindjes, që me të drejtë ai e cilësonte si fshatin më të bukur në botë.

Konica.al shkruan se duke prejardhur nga një familje e njohur patriotësh Petroja do të edukohej që në fëmijëri me një ndjenjë atdhedashurie të veçantë dhe me dashurinë për arsimin. Do të kryejë shkollën tregtare të Vlorës dhe në vitet 30-të do ta caktojnë mësues të gjuhës shqipe në shkollën e Dropullit.

Pikërisht në atë kohë ai do të shfaqte talent të veçantë në shkrimet e tij dhe do të lidheshin me gazetarin e njohur shqiptar Branko Merxhani duke bërë emër si gazetar.

“Ora” do të ishte gazeta e parë ku Petro Marko 25 vjeç do të fillonte të shkruante shkrimet e para të cilat sulmonin regjimin e Zogut për prapambetjen shoqërore kulturore dhe ekonomike në të cilën ndodhej vendi. Më pas me gazetën tjetër “ABC”, Petro Marko do të shtonte talentin e tij në afirmimin intelektual sidomos kundër frymës së re që sapo kishte sunduar në Europë, atë të fashizmit. Për disa shkrime të botuara ai u burgos disa herë nën censurën e fortë të regjimit të Zogut.

Rreth viteve 1934-1935 ai përfitoi një bursë për të ndjekur studimet në Paris dhe patrioti i madh Hilë Mosi duke parë talentin e rrallë të tij e ndihmoi të vazhdonte studimet jashtë shtetit. Do ta ndërpriste shkollën kur fillon lufta dhe do të rreshtohej përkrah komunistëve të vendosur të Spanjës.

Pushtimi i Italisë fashiste e gjeti Petron në mërgim në Francë, i cili ishte kthyer pas Luftës së Spanjës. Në Shqipëri vjen menjëherë dhe takohet me patriotë dhe komunistë përfshi Nako Spiron, Sejfulla Malëshovën, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Koçi Xoxen, etj., dhe merr pjesë në rezistencën guerrile kundër fashizmit. Në vitin 1941, kur vepronte në Tiranë arrestohet dhe çohet në Burgjet e Ustikas në Itali, nga ku lirohet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Pas çlirimit, Petro Marko do të themelonte gazetën “Bashkimi”, por në vitin 1947 ai do të arrestohej së bashku me grupin e Koçi Xoxes si agjent i anglo-amerikanëve. Pasi ka qëndruar rreth dy vjet në burgjet e komunistëve të Hoxhës, Petroja do të fillonte jetën ndryshe nga ç’e kishte dashur dhe çkishte luftuar për vendin e tij, nën sundimit e gjatë të dinastisë së Hoxhës, kohë për të cilën ai vetë fliste se “ta dinte se Shqipëria do të kishte përfunduar nën diktaturë, do të kishte qëndruar diku në Perëndim dhe prej andej ndoshta do t’i shërbente më mirë vendit dhe kombit të tij, se sa nën kërcënimin e kulisave të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Martuar me Safon piktoren bukuroshe, Petro do të edukonte dhe dy fëmijët e tij Jamarbërin dhe Arianitën, nën frymën bashkohore të artit dhe të kulturës qytetare. Por pikërisht këtu fillojnë dhe aventurat e jetës së tij. Shkrimtari, i cili më pas do të bëhej profesionist i vërtetë, me publikimet dhe reportazhet e tij si në shtyp dhe në botime do të gëzonte shpejt respektin e shumë shqiptarëve dhe patriotëve jo vetëm në vend por dhe jashtë saj.

Botimet e Petro Markos filluan të përktheheshin në gjuhë të ndryshme të botës. Vepra te tilla si “Hasta La Vista”, “Qyteti i fundit”, “Ara në Mal”, “Një emër në katër rrugë”, “Shpella e Piratëve”, etj., do të mbushnin libraritë shqiptare dhe europiane madje dhe deri në Japoni dhe Amerikë.

Me daljen e botimeve të Petro Markos letërsia shqiptare hyri në frymën e letërsisë moderne, origjinaliteti i të cilës i kaloi dhe kufijtë imagjinarë. Pikërisht ishte Dhërmiu për të cilin ai thoshte se ishte fshati më i bukur në Botë, vendi ku Petro do të fillonte të lidhte gjithë krijimtarinë e tij artistike dhe letrare. Dhërmiu dhe Himara do të mbeteshin të paharruara në kujtesën e Petros për të cilin ai thoshte se: “Në atë vend edhe gurët edhe retë flasin bashkë, ndërsa nuk mund ta përshkruante dot me fjalë përplasjen e dallgëve dhe zhurmën e tyre me shkëmbinjtë mbrëmjeve buzë detit…”

Për idetë e tij të zjarrta Petroja do të largohej dhunshëm nga Lidhja e shkrimtarëve dhe do t’i përkushtohej librave.

Shtëpia e tij do të ishte baza e intelektualëve të kohës por dhe varri këtij korifeu dhe i gjithë jetës së tij. Jetoi gjithë jetën në mizerje për shkak të diktaturës po kurrë nuk hoqi dorë nga idealet e tij. Familja e tij pati një jetë tragjike dhe nuk e shpëtoi dot as ardhja e demokracisë. Gruaja e tij vdiq në mjerim dhe të njëjtin fat pati dhe Jamarbri, djali i tij i cili u dënua për propagandë antikomuniste.

Petroja vdiq në 27 dhjetor të vitit 1991 dhe u varros në vendlindjen e tij./Konica.al-Arlinda Canaj