Prokuroria merr në pyetje në spital Ervis Martinajn, biznesmenin e basteve që mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë truproja i tij Fabian Gaxha.
Prokuroria ka marrë dëshminë e Martinajn për ngjarjen që tronditi Tiranën, ndërsa ndodhet ende në ambiente spitalore për shkak të plagëve të marra gjatë konfliktit. artinaj ka deklaruar se e ka mik të dashurin e Elvana Gjatës, ndërsa prezenca në lokalin ku ndodhi ngjarje ishte tërësisht e rastësishme dhe se nuk kishte gisht në ngjarje.
Ja deklarata e tij
“Me Matën jemi shumë miq jemi takuar bashkë në lokal. Nuk kam lidhje me sherrin jam gjetur rastësisht aty. Personat e plagosur ishin me mua po unë nuk kam lidhje”.
Ervis Martinaj është pyetur në një spital privat, është pyetur nga dy prokurorë të çështjes. Ervis Martinaj mohon kategorikisht të jetë pjesë e sherrit. Ai mohon të ketë pasur gisht në këtë ngjarje të rëndë. Burime të tjera thonë se ka qenë një rast i mëparshëm konflikti mes tyre.
Dëshmia e tij ka zgjatur 1 orë e 30 minuta.
Ndërkaq burime nga Prokuroria deklaruan se akuza do kërkojm arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.