Bledi Mane ka sulmuar disa nga portalet më të njohura të lajmeve, pasi në brendësi të tyre gjendet reklama e kompanisë së basteve “Bet111”, e cila është në pronësi të Ervis Martinajt, njërit prej të plagosurve nga atentati i së enjtes në kryeqytet.
Sipas Manes, pronarët e portaleve u ngopën me lekë nga reklama e kompanisë së Martinajt, ndërsa tani paskan zbuluar të kaluarën e tij të errët.
Mane u ka bërë gjithashtu thirrje pronarëve të portaleve, që ti kthejnë mbrapsh paratë e reklamave Martinajt, nëse janë burra me sedër dhe duan të çlirojnë veten e gazetarinë nga mëkatet e radhës.
Ah çfarë portalesh e çfarë mediumesh që ka Tirana. Deri dje kur u dëndën e u ngopën me lekë nga reklamat e kompanisë Bet 111, kompani në pronësi të Ervis Martinajt, ky i fundit nuk ishte kriminel.
Ndërsa qysh prej dy ditësh paskan zbuluar të kaluarën e tij të errët. Ju pronarët e këtyre portaleve, ju moralistët e ťpërditshmes tonë nëse jeni burra me sedër, kthejani mbrapsht lekët e reklamave kriminelit dhe çlironi veten dhe gazetarinë tuaj nga mëkatet e rradhës!!! /CNA