Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale sot tregon një incident brenda furgonit që transporton nxënësit e një prej shkollave në Dibër.
Në video shihet teksa shoferi i furgonit konfliktohet me një nga fëmijët dhe e qëllon me shpullë.
Në fakt kanë qenë fëmijët ata që kanë tallur dhe vënë në lojë shoferin i cili më pas është inatosur nga veprimi i tyre.
Ai dëgjohet teksa i thotë njërit prej tyre:
Shoku jot jam unë, kujt i fole ashtu?
Fëmija i kthehet:
Boll mo! Po shoku im je, du me të fol.”
Shoferi:
Fol dhe njëherë ta shohim!
Fëmija:
Dua dhe fol prapë.(fillon dhe qesh, qeshin dhe fëmijët e tjerë).”
Kështu shoferi i furgonit ka jashtë kontrollit nga situata e krijuar dhe i xhindosur nga vënia në lojë e djemve, i kthehet një nxënësi tjetër aty pranë që qesh, duke e goditur.
Pas kësaj Ministria e Brendshme e njoftuar nga ajo e Arsimit ka njoftuar se ka ndaluar shoferin e furgonit për të qartësuar ngjarjen.