osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ne jemi të fortë!”! Personazhi i parë publik që i del në mbrojtje Vis Martinaj (Foto)

“Ne jemi të fortë!”! Personazhi i parë publik që i del në mbrojtje Vis Martinaj (Foto)

Që në mbrëmjen e 4 tetorit aktualiteti dhe rrjetet sociale “ziejnë” nga emrat Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

I dyti është më pak i njohur për shkak se nuk është lakuar shpesh dhe ishte thuajse “enigmë” për publikun dhe interesi rreth tij ishte i madh duke qenë se prej dy vitesh Mata është i fejuari i këngëtares Elvana Gjata.

Ndërkohë, nuk është krejtësisht kështu situata për Ervis Martinaj ose Visin siç njihet gjerësisht nga kushdo që e përmend.

Martinaj, 36 vjeç, me origjinë nga Burreli është emër i njohur jo vetëm për policinë por edhe për shumë qytetarë, pasi është person me precedentë të theksuar penalë, e po ashtu “i forti” ndër muhabetet e të rinjve e jo vetëm.

Fakti që Martinaj ka një eskortë të tërë pas vetes dhe lëviz me armë është shumë domethënës, për të mos përmendur bizneset që ka nën zotërim.

Në sherrin e ndodhur në Bllok, njëri nga truprojat e Martinaj mori plumbin në kokë dhe vdiq teksa thuhet se i doli në mbrojtje pikërisht pronarit të tij, Vis Martinaj. Kjo nuk është hera e parë që “djemtë” e Martinaj sakrifikojnë për të, e ndoshta dikush do të thoshte me të drejtë, pasi bazuar në “legjendat dhe thashethemet urbane”, Martinaj është shumë bujar me truprojat e tij duke u siguruar gjithçka në këmbim të ruajtjes së jetës së tij.

Ervis Martinaj nuk ka asnjë foto që mund ta gjesh online dhe i vetmi imazh i tij është ai i pasaportës.

Megjithatë, befasia vjen nga reperi Arkimed Lushaj, Stresi, i cili para disa orësh ka postuar në Instagram një foto të Ervis Martinaj krah të cilës shkruan “Ne jemi të fortë!”

Për çudinë e të gjithëve ose jo, të gjitha komentet poshtë kësaj fotoje po ashtu kanë qenë mbështetëse për të famshmin tashmë jo vetëm underground, Ervis Martinaj.

Stresi është i pari personazh publik që i del në mbrojtje 36-vjeçarit Martinaj, këtij personazhi që ngjall jo pak kureshtje me fuqinë e tij në këtë moshë fare të re.

JOQ.al