Që në mbrëmjen e 4 tetorit aktualiteti dhe rrjetet sociale “ziejnë” nga emrat Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.
I dyti është më pak i njohur për shkak se nuk është lakuar shpesh dhe ishte thuajse “enigmë” për publikun dhe interesi rreth tij ishte i madh duke qenë se prej dy vitesh Mata është i fejuari i këngëtares Elvana Gjata.
Ndërkohë, nuk është krejtësisht kështu situata për Ervis Martinaj ose Visin siç njihet gjerësisht nga kushdo që e përmend.
Martinaj, 36 vjeç, me origjinë nga Burreli është emër i njohur jo vetëm për policinë por edhe për shumë qytetarë, pasi është person me precedentë të theksuar penalë, e po ashtu “i forti” ndër muhabetet e të rinjve e jo vetëm.
Fakti që Martinaj ka një eskortë të tërë pas vetes dhe lëviz me armë është shumë domethënës, për të mos përmendur bizneset që ka nën zotërim.
Në sherrin e ndodhur në Bllok, njëri nga truprojat e Martinaj mori plumbin në kokë dhe vdiq teksa thuhet se i doli në mbrojtje pikërisht pronarit të tij, Vis Martinaj. Kjo nuk është hera e parë që “djemtë” e Martinaj sakrifikojnë për të, e ndoshta dikush do të thoshte me të drejtë, pasi bazuar në “legjendat dhe thashethemet urbane”, Martinaj është shumë bujar me truprojat e tij duke u siguruar gjithçka në këmbim të ruajtjes së jetës së tij.
Ervis Martinaj nuk ka asnjë foto që mund ta gjesh online dhe i vetmi imazh i tij është ai i pasaportës.
Megjithatë, befasia vjen nga reperi Arkimed Lushaj, Stresi, i cili para disa orësh ka postuar në Instagram një foto të Ervis Martinaj krah të cilës shkruan “Ne jemi të fortë!”
Për çudinë e të gjithëve ose jo, të gjitha komentet poshtë kësaj fotoje po ashtu kanë qenë mbështetëse për të famshmin tashmë jo vetëm underground, Ervis Martinaj.
Stresi është i pari personazh publik që i del në mbrojtje 36-vjeçarit Martinaj, këtij personazhi që ngjall jo pak kureshtje me fuqinë e tij në këtë moshë fare të re.
JOQ.al