Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur videos që kryedemokrati Lulzim Basha postoi në lidhje me tenderat korruptivë përmes një statusi në rrjetin social, duke e ironizuar kryedemokratin si një “artist” që e ka kthyer PD-në në një kinostudio.
Rama shkruan me ironi se “Basha nuk duhet të bëjë nevrikun por përkundrazi duhet të shkojë të flejë për disa ditë, duke paralajmëruar kësisoj se ashtu siç ndodhi me rastin e Babales, e njëjta do të ndodhe dhe me rastin e denoncimit të Emiljan Nuhut.
“Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio”, shkruan Rama.
Rama flet për “të reja” në lidhje me këtë ngjarje, duke nënkuptuar se denoncimi i ish oficerit të policisë që pretendonte se ishte kërcënuar për vdekje me pistoletë në kokë nga ana e vëllait të deputetit Rrahman Rraja, është një farsë.
“Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë, dhunojnë përditë publikun shqiptar”.