osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministria e Brendshme/ Policia të marrë masa menjëherë, zero tolerancë: Siguria e fëmijëve qëndron mbi gjithçka

Ministria e Brendshme/ Policia të marrë masa menjëherë, zero tolerancë: Siguria e fëmijëve qëndron mbi gjithçka

Ministria e Arsimit ka njoftuar atë të Brendshme për rastin. Në një deklaratë, zv/ministrja Romina Kuko kërkoi nga policia të veprojë menjëherë. Zero tolerancë për çdo rast dhune ndaj fëmijëve, siguria e të cilëve është parësore, tha zv/ministrja Kuko.

Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Maqellarë, ku një shofer i dehur dhunon nnë mjetin e tij një fëmijën  denoncua fillimisht nga Ministria e Brendshme. Në video duket momenti kur drejtuesi i automjetit godet me grushte dhe shpulla dy nxënës. Kanë qenë vetë nxënësit të cilët kanë filmuar skenën e dhunës.

Në video dëgjohet që shoferi u drejtohet nxënësve me fjalët “Pse shoku jot jam unë që flet ashtu” dhe godet dy prej nxënësve që ndodheshin në furgonin e shkollës. Ndërsa nxënësit e tjerë dëgjohen duke qeshur. Mësohet se drejtuesi i furgonit që ka dhunuar nxënësit është ndaluar nga policia dhe ndodhet në komisariat në Peshkopi.

Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambjentet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen. Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve qëndron mbi gjithçka. Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë. Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojne çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital. Sheh diçka thuaj diçka!”