Jonida Maliqi nuk reziston dot për shumë gjatë me të njëjtin model flokësh. Këngëtarja zgjedh të eksperimentojë me flokët dhe në çdo rast duket se godet në shenjë.
Ditën e sotme, ajo prezantoi në profilin e saj në “Instagram” modelin e ri të flokëve dhe duket se qenka frymëzuar nga vitet ’20.
Nga buzëqeshja në video, Jonida Maliqi shfaqet shumë e lumtur me modelin e ri të flokëve. Ajo ka zgjedhur ti presë flokët dhe të rikthejë baluket.
Në foto, Jonida prezanton , modelin “bob” me baluke të drejta!
Në fakt, Jonida u vonua me këtë model flokësh, pasi ka qenë kryefjala e kësaj vere, duke filluar nga Dua Lipa tek Kim Kardashian.