Natë pa gjumë për shumë persona në Catanese, Itali, në zonat përreth Etnës pas tërmetit me magnitudë 4.8 i cili rreth orës 02.34 ka lëkundur pjesën jugore të Italisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Santa Maria të Licodia.
Kanë qenë të shumtë personat që mbrëmjen e kaluar u trajtuan për plagë të lehta në spitale të ndryshme të Catanese. Për pjesën më të madhe plagët e lehta janë shkaktuar nga rrëzimet pas tërmetit. Shumë të tjerë kanë marrë ndihmën mjekësore edhe si pasojë e panikut të shkaktuar pas tërmetit, raporton Ansa.
Nga të dhënat e para dëme ka në Biancavilla, Santa Maria të Licodia dhe Adrano. Në Santa Maria të Licodia një bordurë e Pallatit hisdtorik të Ardizzone është shembur. Tërmeti është ndjerë në Catania dhe në të gjithë provincën përfshirë edhe Sirakuzën, Enna dhe Messina.