Në një nga zonat më veriore të banuara në botë, klima ekstremisht e ashpër i ndalon të vdekurit të dekompozohen.
Por ky vendbanim i çuditshëm, i njohur si Longyearbyen, mund të jetë i dobishëm për shkencëtarët.
Varrezat e këtij qyteti përmbajnë mbetjet e një numri të viktimave të gripit vdekjeprurës spanjoll që vrau deri në 100 milionë njerëz në mbarë botën në vitin 1918.
Mostrat e virusit spanjoll të gripit janë nxjerrë nga disa prej trupave, kështu që studiuesit mund të studiojnë sëmundjen në një përpjekje për të parandaluar një shpërthim të ngjashëm.
Longyearbyen është një qytet minierash qymyri me një zinxhir ishujsh larg nga Svalbard dhe me një popullsi prej rreth 2.000 banorë.
I ndodhur në veri të Evropës, Svalbard ndodhet ndërmjet Norvegjisë dhe Polit të Veriut, 620 milje (1.000 km) në veri.
Temperaturat mesatare në shkurt janë -17 ° C, megjithatë temperaturat mund të shkojnë edhe në nivelin e -46.3 ° C rreth kësaj periudhe të vitit.